Meditoj

>> Thursday, May 06, 2010

Bardha KQIKU

S’di nga ti’a filloj
Gjuha s’më ndalet
E dora vazhdimisht
Shkruan.

S’ka fjalë që mund ta përshkruaj qenjën Tënde
S’ka gjuhë që mund ta përkthej bukurin Tënde.
Sa do që libra shflejtoj
Fjalor në raste të ndryshme përdorë
Nuk më mjaftojn fjalët që dua ti them.
Zemra rrah aq shumë
Sa që vëndoj dorën në gjoks
Dhe mundohem ta shtrëngoj
Mundohem ta mbaj brenda
Nga frika se mund të më dal jasht.
Sytë nxjerrin lotë
Nga dëshira e madhe për ti treguar botës
Se Ti je Një
Rrugëtoj me mendjen time horizontet e largëta
Thellësit e deteve,
margaritarët në brendësi të oqeaneve
Arrij tek galaktikat e pa numërta
Prek shkretetira të mahnitshme
Përjetoj gjithçka brenda vetës sime.
Duke ndjer Madhështin Tënde
Duke u kënaqur me Lartmadhërin Tënde
Kështu kthehem prap në trupin tim kompleksiv
Logjikoj çdo imtësi
Studioj çdo detaj që përbën vetën time
Prap them si mund të mos besoj njeriu?!
I cili u pajis me mendje të logjikoj.
Si mund ta mohoj diçka që gjithçka në natyrë arrin ta besoj.
Mbush dhe njëherë fort mushkërit me ajër
Ah…ç’lehtësi ndjej kur thith oksigjen
A thua nuk meriton falenderim Ai që në çdo moment mund të ta marr këtë mundësi?!
Por çka?
Ai të jep mundësi të panumërta
Pa kërkuar kompenzim
Por ti prap mbetesh kokëfort duke mos dashur përmisim.
Si mund ti’a mohosh zemrës dashurin për Të?
Si mund ti’a mohosh shpirtit nevojën për Të?
Si mund ti thuash natyrshmëris tënde mohoje Atë?
Por nuk quditem
Jo nuk habitem
Fjalët e Zotit kujtoj:
“...Ata kanë zemra por me to nuk kuptoj,ata kanë sy por me ta nuk shohin,ata kanë vesh por me ta nuk dëgjojnë...” (179-El-A’raf).

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP