Rinia

>> Wednesday, May 19, 2010

Bardha KQIKU

Përmbajtja e poezisë:: Si mund të jetojm nën hije kur ne jemi drita?
Këtë pyetje shumë shpesh ia bëj vehtës.
E mendoj gjatë,nëse ne jemi drita,atëherë pse nuk mbizotrojm mbi errësirën e mjegullur?!
Duhet tua ofrojm dhe të tjerëve njohjen e përzierjes së ngjyrave,e këtë mund ta arrijm nëse ata e shohin dritën që ngado sillet e mbështillet.

U vije përrreth,ngacmon pak shikimin ,mirëpo prap ikën.
Ndoshta kemi frik,apo jo,mund të mos ia dimë vlerën dritës sonë.
Ky është ndoshta shkaku pse të tjerët s’mund të na shohin me syrin e vërtet.
Po vall si mund të shohim pa dritën?!
Ajo është udhrrëfyesja e ardhmëris.
Më falni ,më mirë të themi ardhmëria vet.
Në shoqërin njerëzore drita gjithmonë ka përfaqësuar të mirën,ndërsa errësira shfaqë negativitet,ngecje.
Ndjejë se ne mund të jemi një forcë e madhe dominuese.
Mund tu’a ndryshojm kahjen gjërave.
E di thellë brenda shpirtit se do ia dalim,mirëpo më duket se diqka na mungon,e që është element i domosdoshëm,besimi.
E mendojm dështimin ende pa filluar ta hedhim hapin e parë drejt një pune.
Por prap shpresa nuk më humb,e di që ne mundemi.
Të punosh shumë për pak,them se ia vlen sepse kupton vlerën e punës.
Ndonjëherë flas shumë,por une jam në mesin tuaj,ne jemi rinia.
Ajo që juve ju proekupon edhe mua më dhemb,jemi një trup,e kur ndonjë pjes e tij sëmuret të gjitha gjymtyrët tjera e përjetojnë vuajtjen.
Ju drejtohem juve me gjuhën e fjalëve,ndriqoni si yje shkëlqyes,dhuroni dritën tuaj në këmbim të përfillshmëris.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP