Të pres nën hijen e pemës së ëndrrës
>> Wednesday, May 05, 2010
Ermal XHELO
Te pres nen hijen e pemes se endrres
I gdhendur si koha ne faqen e dheut
Dremis ndermjet perteritjesh gjethesh
Perseritjen e udhetimit te fatit fatal !
Te pres nen hijen e pemes se endrres
Ulur e mbuluar me hijen me te lashte
Mengjeseve moshatare me oren e kafes
Presim ne heshtje te dashuren e zemres
Te pres nen hijen e pemes se endrres
Ku gjethet feshferijne fjale femijesh
Ku zhurmat trazojne lojrat me endjet
Duke pritur mbremjeve lindjen e henes
Te pres nen hijen e pemes se endrres
Ku mengjesi gostit drite sysh te embel
Ku melodi bilbilash me peshperijne zerat
Shpresat gdhendur ne zenit te zemres
Te pres nen hijen e pemes se endrres
Ku deti gelon fekse rregetimash valesh
Ku fjalos fjale paqeje me driten e henes
Aty zemra thur endrra motesh te pathena
Te pres nen hijen e pemes se endrres
Aty shkruaj vargje me ngjyrat e nates
Lexoj shpirtin tim agimesh ngjyre vjollce
Kendoj perendimeve kenge te perjetshme
Te pres nen hijen e pemes se endrres
Feshferij me eren e gjethet pak fjale
Prej bebzave te syve qe drita rrefen
Perjetesisht qendroj pafundesisht pres
Te pres nen hijen e pemes se endrres
Pres vetem pres te degjoj vec nje fjale
Gjethet te shkundin hareshem zerin tend
Erdha !
Pastaj …..heshtje paqeje parajse.
0 Komentet:
Post a Comment