Ja si jemi ne

>> Wednesday, May 12, 2010

Besnik JAHA

Si jemi ne sot, dikush le t’ma thotë

Ne sot jemi trima, jo rrallë dhe viktima
Ne sot jemi burra, si shiu me turra
Ne sot jemi dijetarë, si të paparë
Sot jemi dhe yje, si lisat ndër pyje


Ah si jemi sot, dikush le t’ma thotë

Mos jemi si gra, të na kap bela
Mos jemi si femra, krijesë me shumë emra
Mos jemi mbretër, me para ndër shtretër
Apo mos të dlirë, gjithë trupin të mpirë

Po si jemi ne sot, dikush le t’ma thotë

A jemi si mbreti, që pa asgjë mbeti
A jemi dinak apo frikacak
A jemi të ditur, kaq shpejt papritur
Apo mos të ndjeshem, si model të hjeshëm

Vallë si jemi sot, dikush të ma thotë

Mos jemi të pasur, pasuri pa hasur
Mos jemi vulgarë, kjo është një e sharë
Mos pra jemi skllevër, anglisht i thonë “never”
Po vallë pra si jemi, kur duart bosh kemi

Oh si jam unë sot dikush le t’ma thotë

A jam president, apo disident
A jam ararë, pa farë në hambarë
A jam pasanik, apo jam fisnik
Apo mos pishtar i shuar më parë

Uh si jemi sot ka dikush të ma thotë

A jemi të mirë, sa një mall i lirë
A jemi të ndershëm, si nomad të etshëm
A jemi të ditur, si foshnje e rritur
A kemi pushtet si në këtë shtet

Ja si jemi sot, si syri pa lot
Jam si kandil, pa asnjë fitil
Jemi dhe si dita kur i mungon drita

Kështu jemi ne, si dija pa fe
Pra jemi kritikues, më shumë mashtrues
Jemi agresi edhe kreativ
Edhe mikpritës edhe bukëqitës
Edhe kurreshtar edhe harrestar
Në botë nuk njihet e tillë farë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP