Afër lumit Vardar 2

>> Saturday, June 13, 2009


Në retrospektivë 2


Hamdi Nuhiju


Qendisi ndër shekuj mendimet e mia,

që ngjyrosin me fjalën e Zotit tim,

Si furtunë të kërkojë në çdo anë,

Njejtë si Mexhnuni Lejlanë…


Bie shi, e jeta më trazohet duke të pritur,

Nën urë uji rrjedhë, e mbi urë njerëzit bëhen barrë,

Peshojnë me egërsitë e brengave të tyre,

Duke dhunuar intelektin tim…


Vardari ky lumë tavafi i soditjes sonë,

Na ngjallë në bollëkun e fëlliqur të Karunit,

Na hudhë në rrënojat e Berlinit,

Por lozë, nën direktivën e dashurisë sonë...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP