Stuhitë e jetës

>> Friday, June 12, 2009


M'i bjer gjoksit me fuqi si malit, oj erë!
Më rrah pa mëshirë deri në vdekje përherë!
Ta di ç'do të thotë dhimbje që brenda të dhemb
Ta dridh një herë shpirtin me të, të keqen ta tremb!

Më bjer edhe më, më bjer e mos pusho aspak!
Më tund, më shpërbëj, e më lë pa gjak!
M'i rrënjos mësimet tua diku thellë në zemër!
Deri sa të zhdukem, harrohem e të mbes veç emër...

Të ringjallem prapë para Zotit i dëlirë,
M'i fshij mirë mëkatet, të gjitha m'i fshij mirë!
Më prano, o Zot, në Tënden Mëshirë!
Në jetën e amshueshme më bën njeri të lirë!


Argjend XHELILI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP