Për Resulullahun

>> Sunday, June 21, 2009


Asnjëherë hëna më shumë nuk ndriçoi,
Sikur atë natë sa sytë s'ua verboi,
I mahnitur ky popull mbet,
Nuk e kuptonin çfarë po ngjet!

Në prag të ditës së hënë
Lindi ky Nebij
Melaiket në ëndërr ia kishin kumtuar Emines
Emrin e tij.

Ditë më të bekuar s'ka gjë në gjithësi
Dielli më mirë asnjëherë nuk shndëriti
Qiej e tokë u mbushën me nur,
I dha fund errësirës ky Resul.

Abdullahu, babai i tij
Nuk pati fatin ta mbaj në krahë atë nebij,
Emineja ishte shumë e gëzuar
Që në duar të saj mbante një të dërguar.

Klima e qytetit
S'ishte e përshtatshme aspak
Si të gjithë fëmijët e tjerë
Dhe këtë do ta dërgojnë në fshat.

Në derë të tyre trokiti Halimja
E cila kishte dëgjuar për lindjen e tij
Edhepse ishte i varfër,
I kërkoi Emines që ta rrisë atë fëmijë.

Me ardhjen e Muhammedit a.s. në fshat,
Psuria e Halimes vetëm shtohej,
Ditës kur do të ndahet nga ai,
Ajo shumë i frikohej.

Kur i mbushi 6 vjet,
E ktheu te nëna e tij,
E cila ndërroi jetë
Gjë që e lëndoi shumë të birin.

Për të u kujdes gjyshi i tij,
E për t'u kujdesur për një fëmijë,
Siç ishte Muhammedi a.s.,
Ishte kënaqësi!

I matur në fjalë
I shkathët qysh në vegjëli,
Me sjelljet e tij
Dallohej nga çdo njeri!

Injorancës arabe
Fundin i shënoi
Opusi i diturisë
Mu nga ai filloi.

Periudha e Xhahiljetit,
Stagnoi në atë moment
Kur Muhammedit a.s.
Xhibrili Shpalljen ia zbret!

Shumë mushrikë u ngritën kundër tij,
Për që ta dëmtojë askush s'arriti,
Pejgamberllëkun e tij s'e pranonin,
Si t'i braktisnin idhujt që i adhuronin?!!!

Me ndihmën e Zotit,
Ngadhnjeu i dërguari i Tij,
Shumë sahabë jepnin jetën e tyre,
Për shkëlqesinë e tij!

Filluan njerëzit të vetëdijesohen
Vallë, gur e dru a adhurohen???
Numri i muslimanëve rritej çdo ditë,
Çdo plak e i ri atyre iu bashkëngjit!

Popull me fat ishin ata,
Që arritën ta shohin atë Resulullah,
Atë pishtar të diturisë,
I dashur i Zotit e i njerëzisë!

Zemra më digjet,
Kur njerëzit në Mekke shkojnë,
Vendin ku jetoi ai,
Që ta vizitojnë!

I lutem Zotit që të ma mundësojë,
Që edhe unë atje të shkoj!
Të marr frymë atje ku jetoi ai,
Të shkelë tokën ku shkeli këmba e tij!

T'ia vizitoj varrin,
E t'i dërgoj selam,
Ngase për të,
Zemra më qan!!!


Sadete SULIMANI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP