Kot!

>> Saturday, June 27, 2009


Me gëzim të madh e prita këtë ditë
U zgjova aq e lumtur
Sa më shkëlqenin sytë,
Minutat nuk kalonin të prisja në dritare
Por, ti e dashura motër nuk erdhe fare!
Qëndroj vetëm neë dhomë
Mërzia më ka lodhë në shpirt
Se është jeta kaq e idhët
Unë s'e paskam ditë.
Papritmas në syrin tim
Del loti i ngrohtë
Sikur në brendësi
Të kisha një liqe të plotë.
Më rrjedh loti nëpër faqe
E s'mund ta ndal dot,
Shikoj nga dera
Por, jo, ti s'vjen dot!!!
Kot kam ëndërruar
Kot paskam pritur
Kot qenkam gëzuar
Kot, kot, kot...!


Sadete SULIMANI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP