Edhe unë isha atje!

>> Monday, June 22, 2009


Më ftuan!
Pranova!
Shkova!
Të gjitha femra ishim
Të gjitha islamin fe e kishim.
Por atje tmerr ishte!
Vetëm femra të zbuluara kishte
Aq larg kanë shkuar
Dhe ''modën''e kanë keqinterpretuar.
Për to modë është zbulimi
Si duket i ka kapluar mjerimi,
Diturinë nuk e përfillin dot
Mos e pafsha më atë që e pash sot!
Motrat muslimane në devijim të plotë
Zemra ''zgjohu nga këtu'' më thotë
Trupin tim e kapluan djersët e mundimit
Më kapën ethet e frikës e trishtimit.
Në ferrin e kësaj bote isha
Si të mos kisha frikë e trishtim,
Nëse vinte Azraili të mirrte shpirtin tim,
Sa i tmerrshëm do të ishte ky përfundim!
E si do t'u përgjigjesha Munkirit e Nekirit?
Në pyetjet e varrit,
Kur do t'më pyesnin:
Nga po vije?
Ah, sa gjëra të tmerrshme në mend më bien.
Të gjitha si të dehura vallzojnë
Vdekjen aspak s'e mendojnë
Si caktimi në duar të tyre të ishte
Asnjëra vdekjen dert se kishte.
O motrat e mia,
Juve ju drejtohem!
E di se s'mund të më dëgjoni,
S'keni kohë për këshilla
Kur është në pyetje kasetofoni,
Mendja atje ju rri
Shejtani ju paraprin.
O motrat e mia!
Pse shejtanin pasoni?
A e dini ku do të përfundoni?
Për Zotin kam frikë për ju,
S'mundem të shoh se si veten keni shkatërru!
Keni arritur në greminën e shkatërrimit
Ju lutem trokisni në portat e pendimit,
Trokisni më shpejt se koha nuk premton
Vdekja tek damari i qafës suaj e gatshme qëndron.
Trokitni! Trokitni sa trupat tuaj janë ende të ngrohtë
Nuk do të mund ta bëni këtë nëse kthehen në të ftohtë.
I lutem Zotit të na falë të gjithave ne
Është tmerr, por...
Edhe unë isha atje!


Sadete SULIMANI
06.06.2009, e shtunë, 00:15h

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP