Pejgamberi Muhammed a.s.

>> Monday, June 29, 2009


Hassan B-Thabit
(shkruar para 1400 vitesh)

Kur e pashë dritën e tij që i shkëlqente jashtë,
nga frika i mbulova sytë me shuplakë!
I frikësuar nga bukuria e formës e llojit të ti,
mezi arrija ta shihja sado pak me sy!
Dritërat e tjera, nga drita e tij, u shuan të tëra në dritën e tij!
Dhe fytyra e tij shkëlqente nga jashtë, si dielli me hënën bashkë!
Një shpirt nga drita strehohej në një trup, mu si hënë,
dhe shfaqej një mbulojë brilante me yje ndriçues!
Birova me shikim tim në të, deri sa s’mund të duroja më!
E shijen e durimit e gjeta të hidhur, si të aloe vera-s!
Ilaçin që të ma sjellë qetësinë, nuk mundja ta gjej kund,
përveç se në kënaqësinë e shikimit në të dashurin tim!
Edh sikur të mos sillte ndonjë shenjë të qartë me vete,
shikimi i tij lëmoshë për ta do të ishte…!

nga anglishtja:
Dritan Skenderi

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP