Amnezia

>> Monday, June 08, 2009


ai ecte kot në periferitë e qytetit

duke mos mundur të ngritej tek yjet

dëshironte që yjet t’i ulte në baltë

duke menduar shumë

kishte harruar mendjen

në tregun e qytetit kishte blerë kos e kajmak

dhe ishte bërë nevrik që shitësit e kishin lavdëruar qumështin

meqë nuk e donte rrushin

e pinte lëngun e tij edhe kur nuk i pihej

duke menduar për të djeshmen dhe të nesërmen

kishte humbur të sotmen e tij

ai ecte në periferitë e qytetit

duke menduar se vetë është qendra

në fakt, ai vetëm në periferi mund të dukej i rëndësishëm

ai ishte prekur nga amnezia e ksobotëshme

prandaj mendonte gjithë kohën veç për sëmundjet e zemrës

se vetë zemrën e kishte harruar


Fatmir MUJA

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP