Një mesazh drite

>> Saturday, June 20, 2009


Dritë
Gati mu verbuan sytë
Vetimë
Që të prish vetmin
Bubullim
Në palcë të fut trishtim

Zgjohu ,
Erdhi zëri me bubullimën
Kjo është kohë adhurimi
Sonte sa të mundesh fito
Para djajve mos u dorzo

Zgjohu
Se ky është mesazh drite
Që vie me vetimën
Erdhi për të mirën tënde
Që të njerrë nga bestytnitë
Kjo pak jetë që të ka mbetë
Ta jetosh I lumtur e I qetë

Zgjohu
Qëndro në këmbë forte
Si shtyllë çeliku I pathyeshëm
Hapja kësaj drite trupin
Zemrën e shpirtin me ëndje
Le të depërtoj thellë
Në brendinë qenjes tënde

Zgjohu
Shijo dhembjen
E trupit ,zemrës e shpirtit
Kur pastrohet dryshku
I mbledhur me vite
Për të shpëtuar nga terri
Është ky një mesazh drite.

Adnan Ameti

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP