Ti je kandil ndriçues!

>> Friday, June 05, 2009


Në errësirën e kësaj nate,
Në trishtimin e kësaj stuhie,
Më erdhe në mendje si bar shërues,
E ndriçove si kandil vezullues.
Gjithçka shkatërrohej,
Çdo gjë toka po përbin,
Unë frikohesha, ngase isha vetë,
Nuk e dija se e kam shokun më të mirë në jetë!
Çdo gjë që kisha u shndërrua në baltë e hi,
E vetmja gjë që më kishte mbetur ishe ti!
Të mora në krahëror e të shtrëngova fort,
Ti je libri më i këndshëm në këtë botë!
Hapa kopertinat, gati u verbova,
Nga drita që lëshoje ti,
Të të mbaja në duar,
Për mua ishte mrekulli!
Fillova të të lexoj atë që shkruante në faqet tua,
Nuk e di si, por frika prej meje u largua!
Ankthi im u shndërrua në gëzim,
Në mua më nuk ekzistonte fjala frikë, pikëllim e trishtim!
E si të frikohesha, vallë?
Me Kur'an në krahëror shtrënguar?!!!
Ku t'i gjej ato fjalë, vallë?
E atë kënaqësi për ta shpjeguar,
Ku, vallë?


Sadete SULIMANI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP