Qëndro afër derës

>> Tuesday, June 30, 2009


Rabia el Adawije

Qëndroni afër derës, nëse e dëshironi Tërë Bukurinë
Dhe lëreni mënjanë gjumin, nëse dëshironi ta arrini
Dhe shpirtit llogarinë caktojani në rrend të parë,
Ndaj Të Dashurit, Drita e Të Cilit shkëlqen si ar
Të tërat ato adhurojini, por jo nga frika prej zjarrit
Dhe çlirohuni nga fati i mirë i pasurisë
ndryshe, mund të rroni në kopshte, e t’i fitoni
gjelbërimet e parajsës dhe të pini atje nga lumenjtë e saj
unë nuk kam ide mbi kopshtet dhe zjarrin
nuk kërkoj shkëmbim për Të Dashurin tim Të Shtrenjtë


nga anglishtja:
Dritan Skenderi

0 Komentet:

Post a Comment

There was an error in this gadget
There was an error in this gadget

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP