Ke frikė Allahun, o nėnė!

>> Wednesday, June 10, 2009


Arta ALIJA


Në ditët e para të shtatzënisë sate
Përse ti s’je e lumtur?
Për këtë dhuratë që nga Zoti e ke
Përse, nënë, ti nuk je e gëzuar?
Gjatë muajve të shtatzënisë,
në vend që të bisedosh me babanë,
se me ç'emër do të më përgëzoni
apo ç’ngjyrë teshat e para do të m’i blini...
Përse, nënë, ti kështu s'mendon?
Përse veç për braktisjen time, ju gjithë bisedoni?
Eh, erdhën ditët që të dalë në këtë botë!
më beso nënë, shumë jam e frikësuar.
Se çka do bësh me mua!
A do të më vrasësh me thikë në tualet...
Apo do të më hedhësh të gjallë në kontinjer,
tek mbeturinat që ti i hedh,
se për ty unë jam një mbeturinë,
e jo një fryt që del nga ti.
Përse, nënë këtë po e bën?
përse me gjirin tënd nuk më ushqen?
Nënë, mos më braktis, të lutem!
Mos e bëj këtë, o nënë!
Kujto Allahun, o nënë!
dhe mos e hidhëro, të lutem, mos!
O nënë, kujtoje ditën kur të dalësh për të dhënë llogari!
Kujtoje zjarrin e xhehenemit, mëkatarët aty përfundojnë, oj nënë!
Unë këtë ty s’ta dëshiroj.
Mirë nënë...
Ti vendose që unë të mbetem e gjallë?
të lutem, më mbështjell mirë!
sepse jashtë bën ftoftë...
ohhhhh nënë!
Të lutem, ndal dhe një herë mendo!
Përse nuk më dëgjon?
nga zemra, nënë, po të flas,
sepse jam e vogël dhe fjalët nuk mund t’i shqiptoj.
Nuk të vret vaji im, o nënë?
Nënë!
ti nuk ke as një pikë lot në sy!
Allahu të udhëzoftë, nënë!
Mos më le, të lutem, mos!
përse po largohesh e në këtë vend të vetëm po më lë?
Kthehu, nënë, jam fëmija yt!
jam pjesë e trupit tënd,
ti më linde o nënë, përse je kaq e pashpirt?!
Mirë, vazhdo jetën tënde dhe lumturinë që ti kërkon,
me aventurat e tua!
Mua Allahu do të më ndihmojë, Ai është Zoti ynë,
dhe prej Tij unë pres ndihmë!
Por një gjë mos e harro nënë,
se vdekja do të vij, në varr do të shkosh
E shumë vuajtje do t’i përjetosh,
shumë shpejt lumturitë e kësaj bote do t’i harrosh!
Dhe Ditën e Gjykimit kur do të dalësh, ti nënë para Allahut.
E përulur ti do të jesh nga ky mëkat që bëre,
dhe të tjerët që janë pa numër.
Allahu çoftë mëshirë mbi ty!
Nënë, prapë se prapë unë jam fëmija yt,
të keqen s’ta dëshiroj,
dhe në zjarr të xhehenemit s’kam dëshirë të të shoh.
Allahu të faltë dhe në rrugë të drejtë të udhëzoftë...!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP