Muret e liga
>> Saturday, June 27, 2009
Më ndiqni nga pas t'ju tregoj fshehtësitë!
Do rrënoj para vetes muret që na ndanë
Se na plakën fare, na shtuan mërzitë
Më ndiqni nga pas tu tregoj ku janë!
Më epni dhe krih, me forcë të godas
Ti shpërbëj të ligat që na vranë me vite
Ç'mu shterrua zëri e smund të bërtas
Ta flak mirë errësirën nga dritë e kësaj dite
Le të shndrisë dielli mbi gjoksat krenarë!
E rrezet e tij shtatë herë të përthyhen!
Gjithëherë u gëzofshim, na shkoftë jeta mbarë!
Të zgjohen të drejtët edhe lart të ngrihen!
Argjend XHELILI, 26.06.2009
0 Komentet:
Post a Comment