Hape derën, jam unë!
>> Saturday, June 13, 2009
Në portën e zemrës sate,
Fillova të trokas,
Përgjigje s'dëgjoj dot,
U ula te pragu, mbushur sytë me lot!
Dielli filloi të perëndojë,
Qielli të zbehet
Çdo gjë ndryshim ka pësuar,
E unë ende në prag duke qëndruar...
Errësira mënjanoi ditën,
Hëna me krenari zëvendëson diellin,
Yjet në mënyrë të përsosur kanë solisur qiellin,
Pa mëshirë e luftojnë terrin.
Femër! Natë! Vetëm!
Vallë, nga të shkoj?
Po ta dija se pas 100 viteve do ta kishe hapur portën,
Me gjithë qejf do të qëndroj!
Ky mendin më dha shpresë,
Pra, do të qëndroj e do të pres.
E ngre kokën lart,
E i bashkëngjitem valles së yjeve të zjarrtë...
Papritmas ata filluan të shuhen,
Rrezet e diellit filluan të shkëlqejnë,
Tërë botën me dritë e mbuluan,
Pyes veten:
Pse hëna dhe dielli kurrë nuk u takuan?
E ula shikimin...
Shikoj veten ulur në prag,
Lotët si rrëke më shkojnë,
Dhe fillova me veten të flas.
Pyes shumë gjëra,
Pa përgjigje mbes,
Atëherë fillova të zgjohem në këmbë,
E kuptova se tani është e kotë të pres!
Porta e zemrës sate do të hapet në atë moment,
Kur dielli dhe hëna do të takohen,
E kur yjet dhe rrezet do të bashkohen,
E atëbotë, pra, ndoshta porta do të hapet vetë,
Por mos shiko nga prapa,
Se aty s'ke për të më gjet'!
Sadete SULIMANI
0 Komentet:
Post a Comment