Qielli qan për gabimet tona

>> Tuesday, June 16, 2009


U lodha...
S'mundem më të duroj,
Dua të fle,
Çdo gjë të harrroj...
Si një e vdekur
Rashë në shtrat
Pa u lutur te Zoti,
Sikur nuk kisha asnjë mëkat.
Në shtratin tim fle si një fëmijë,
Papritmas në dritaren time
Trokasin pikat e shiut,
Me aq fuqi të madhe
Godasin dritaren time,
Nuk mundem më të fle,
U zgjova, por prapë qetësi nuk gjej
Mbeta vetëm, në heshtje të plotë,
Papritur një nga thellësia,
"Pendohu" më thotë!
I kujt është, vallë, ky zë?
Kush i ditka mëkatet e mia?
Nga cila anë më vjen ky zë?
A ka kah gjithësia?
U ula pranë dritares,
Fillova të qaj me zë,
Ky përkujtim i mëkateve të mia,
Po ma shkatërron zemrën në thërrmia!
E hodha shikimin nga dritarja,
Sa shumë shi që binte,
Qielli ishte aq në vetmi,
Saqë harrova të mendoj për mëkatet e mia.
Dola jashtë krejtësisht e tronditur
Dhe pyes veten:
Pse, vallë, qielli është në mërzi;
Dhe diellit i vjen turp të shkëlqejë para tij?
Është fshehur prapa mjegullave,
E s'mundem me e pa,
Pyes veten: mos, vallë, është duke qarë?
Sigurisht dielli qan!
Nuk do më të na ngrohë,
Vajza të zbuluara më nuk do të shohë!
Qielli i kaltër gati u bë i zi,
Nga ajo që po sheh në tokë,
S;do më të rrijë mbi!
Dua të ngrihem lart në qiell,
Së bashku me të lotët për t'i derdh'.
T'i afrohem diellit e t'i hudhem në përqafim,
Edhe nëse digjem e s'kam shërim,
Dua dhimbjen time ta ndaj
E së bashku me qiellin të qaj!
Unë qaj për mëkatet e mia,
Qielli qan për të gjithë ne,
Mendohu mirë, o njeri!
Kush je ti që nuk qan për te?!


Sadete SULIMANI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP