Me fol drejt si burrat

>> Monday, June 29, 2009


Ne na udhëheqin horrat!
Nga dembelizmi na hëngrën morrat!
Këngën tonë e këndojnë sorrat!
Dolën në mejdan hutat, e ngordhën sokolat!

Evropa na mori mjaltin!
E me kamatë na ktheu helmin!
Na dha para, e na i mori nderin!
Vëllazërim-Bashkimit prapë ia pamë sherrin!

Kemi trëndafila të bukur, ama krejt ferra!
Pak të ditur, e shumë frajera!
Kërkojmë e luftojmë për të drejta!
Na i japin t'i mjelim lopët shterpa!

Libra pa hesap, lexues as për ilaç!
Xhamitë zbrazët, kafenet rrasët!
Interesi në krye të dhomës, drejtësia në rrap të s’amës!
A bëheni razi fajin si përherë t’ia lëmë kohës?

Bëjmë potere e trazohen pulat!
Kur nuk ka lumenj, nuk duhen urat!
MA BËNI HALLALL MILET, SE JU MËRZITA PAK,

SHPËTOVA PA DAJAK EDHEPSE FOLA HAKIKAT!

Zejni MAZLLAMI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP