Refreni i një të devotshmi
>> Monday, June 29, 2009
I vetmuar, i varfur, por optimist.
Pa bukë, pa shoqëri, por me shpresë.
I nënvlerësuar nga njerëzit, por jo nga Zoti.
Kërkoj atë që çdoherë më ka munguar.
Luftoj atë që e kam armik të përbetuar!
E pranoj çdoherë disfatën dhe fitoren.
E urrej atë që dëshiron famë e lavdi!
Sepse në të sundon hipokrizia, e morali është nën robëri!
Kërkoj diturinë natë e ditë.
Luftoj pa u ndalur gënjeshtrën e intrigën!
Lufta që e bëj me shpresë e devotshmëri.
Ndoshta shpërblimin e marr në PËRJETËSI.
Zejni MAZLLAMI
0 Komentet:
Post a Comment