Qelqi i mëkateve

>> Monday, June 29, 2009


Sytë e mi shkëlqejnë porsi një kristal
Kur të gjitha spektret fokusohen në të
Çdo kush në sytë e mi lakmonte
E mua kjo gjë shumë më gëzonte.
Si të mos vazhdoja
Kur kisha mbështetje e pozitë
Kur të tjerët statusin tim të ulët
Aq lart e kishin ngrit.
Krenohesha me veten
Pa e kuptuar se kjo gjë më bënte një të marrë
Shikoja prapa qelqit të mëkateve
Ah! Sa zhgënjim i madh!
Zemra ime
Zemra e një vashe lozonjare
Nga mëkatet
U rrethua me qelqin e saj mëkatar
U egërsua, mbeti pa mëshirë,
I pengonte qelqi i mëshirës
Brenda në zemër për të hyrë.
E shkreta zemër
Aq shumë u rëndua nga mëkatet
E s'mundte më të duronte
Çdo ditë prej mëkateve
Qelqi trashësi pësonte.
Muzikë, muhabete të kota
Këto veshi im çdo ditë i dëgjonte
Saqë dhe vetë qenia ime u bezdis
E s'mundte më të duronte.
Nga deti i mëkateve pija çdo ditë
E nuk shuhej etja dot
Ushqehesha në tryezën e mëkateve
E nuk ngopesha...
Isha e rrethuar me aq mëkatarë
Por, asnjë mik s'e kisha
Në djepin e mëkateve
Më zinte xhumi çdo natë
E çdo ditë e kotur isha
Isha e dashuruar në mëkatarë
Atë prijës e kisha
E ndjekja shejtanin thënë në dashuri
Ngase dashurija në mua s'egzistonte
Për të ndjerë dashurinë
Duhej qelqi t'u shkatërronte.
Ecja, ecja rrugëve pa qëllim
Si e çmendur pa asnjë synim
Nga cila anë të shkoja nuk dija
Nuk e di si por...
Isha nisur rrugës që shpiente kah xhamia.
Filloi të thërret ezani
Ah, çfarë melodie
Zë që pushtoi tokë e qiell
Zë që dridhi kodra
E e dëgjuan hënë e diell.
Seç depërtoi ky zë në mua
Seç u rënqeth trupi im
Shpërtheu diçka në brendësinë time
Pika gjaku rridhnin nga zemra ime.
E kuptova,
Qelqi i mëkateve në zemrën time u thy
Filluan sytë të lotojnë
Dy copa qelqi ranë nga sytë e mi.


Sadete SULIMANI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP