JUVE*
>> Tuesday, April 06, 2010
Ardita KAJTAZI
Ju që më rritët me plot sakrificë,
Ju që më edukuat me shumë përkushtim
Ju që për mua sa netë kaluat pa gjumë.
Ju që lotin ma fshitë sa herë qaja
Ju që jetes sime i dhatë kuptim
Ju që sa herë u rrëzova më ngritet
Ju që me sfidat e jetës më mësuat të ballafaqohem
Ju që sa herë kisha nevojë ishit pranë meje
Ju që aq shumë... gjëra më mësuat.
Vallë.....
Kur juve ndonje lot ju rrjedh per faqe, kush do t’ua fshij?
Kur ndonje nate do te kaloni pa gjume, kend do ta keni prane?
Kur vitet do te rendojne mbi ju, kush do t’ju ndihmoj?
Kur ju te keni nevoj per ne, kush do t’ju troket ne dere?
Valle..
A do te na falni, qe rrugen qe nuk na e mesuat, ne e morem?
A do te na falni, qe kaq larg shkuam?
A do te na falni?
(*Kushtuar prinderve te mi te dashur)
0 Komentet:
Post a Comment