Krenaria mister i pazgjidhur
>> Friday, April 30, 2010
Valon ISENI
A thua ,a mund të themi se na ka kapluar dicka?
Për mendimin tim them se po
Atë mund t’ua shpjegoj edhe në pika
E secila pikë me nëntemën e saj…
Andaj nëse i futemi mendimit më të thellë
Dhe nëse i analizoni ato që po i them
Mund të konkludoni pa asnjë dyshim të rastit
Se kjo gjëja që na ka kapluar
Nuk është poezi,as poemë e as tregim
Por është një kapitull që është hapur e pritet te shtjellohet…
Nga kjo që po ceki,mos u habitni aq shumë
E as mos nxjerrni nga goja juaj pasthirma të ndryshme
Por duhet të ndërmarrim dicka
Pasi që është duke ndodhur një kontrast i madh
Nga kuptimi se në fillim pranuam një mesazh
E tash ka nisur një dekadencë,që as nuk paramendohet
E që njeriu e konsideron si nëncmim,
apo edhe diskriminim që bëhet ndaj tij…
Andaj ju këshilloj
Që mos të sjellni risi në këtë cështjen tonë
Ngase Muhammedi alejhi selam ka thënë:
“Ai që sjell dicka të re në cështjen tonë
apo dicka që nuk i përket asaj
do të refuzohet”
Mirëpo,duhet ta dini një gjë se
ata që ishin para jush
Krenoheshin shumë me përparimin e tyre
Pasi që ishin të mbështetur në Allahun xheleshanuhu
E poashtu kishin krenarinë e duhur ndaj Islamit…
Mos mendoni se pasi që i thash këto fjalë
E as mos kujtoni se krenaria është mendjemadhësi.
Por merrni shembull prej kësaj historie të vërtetuar
E cila tani ka filluar të dal në pah.
Mendoj se këto që i thash,janë të mjaftueshme
Për ata që mendojnë se janë fjalët e duhura
Për arsye se unë dhash gjithë mundin tim
Duke i shtjerrur gjithë mendimet e mia!
Duke i shtjerrur të gjitha!
E më në fund pyes veten:A do të mbetet e gjitha kjo mister i pazgjidhur?!
0 Komentet:
Post a Comment