ME NJË GOTË SEDEFI

>> Tuesday, April 13, 2010


Neki MUSLIU




Mes lotëve dhe dritës, një ylber, plotë ngjyrë dashurie,

Mbi një fushë faqesh parajsore

ku brodhën, të përmalluar dy syt e mi prej vitesh

dy syt, e dehur...me vështrime xhelozie


mbi këtë gotë sedefi,të mbushur me verë dashurie

sot,rranë të përgjunjur, si një karvan i etur në mes të shkretëtirës

që papritmas gjejnë oazën,puset me ujë lumturije

sot ashku përnjëçast shpërtheu, si një vullkan i fuqishëm

që mbanë grumbullin e zjarrit të tubuar në gji,si kob lemerie

shpërtheu, dhe e nxjori të fshehtën e vet që i zjente prej vitesh

Të ngrënat e tokës dolën sheshit, pranëvera i zbuloj me të shumtat kopshtie

Ah,do të thoni ju me të drejt...!

Po syri!Ku di të kap thellësit, të vështroj mbi zjarrin shpuzë,

Dhe kaq gjatë...!

Që edhe dielli do të ngatrronte rrugën në atë fushë,

para se të shkëputej madje nga qielli bruz

mbi ato bregore faqesh plot zjarrë

Po ç’janë sytë atëher? Jo se s’ janë buzë?

Edhe syt janë dy copa nga mishi dhe dhjami?

Por si ditën të pinë këtë opium,këtë verë dashurie

Mos janë dy krahë me të cilët zemra fluturon

Dy zogjë të lirë,në qiell të hapur,dy yje!

Oh jo!Jo se s’shehë syri vërtet...!Or trim!

Se ajo që zbarkohet në zemër nuk është e shurdhër

Vjen përmes dritës me qindramijëra kuptime,tinguj dhe fjalë!

Ku di syri nga vetja, të ndaj kuptimin nga fjala,të jap urdhër!

Ku di të dëgjoj, madje të rekomandoj çmendurin!

Të dehë shpirtin,që për të është si një pikël në detë

të futë të dridhurat, të kap lartësit...të flasë me retë.

Vetëm me një reflektim,me një të parë,në atë pasqyr sedefi

Të të shtangoj zemrën,të të mbyll gojën,të bëjë të shurdhër

Të të bëjë të pa aftë,dhe të pa zot,ku di të japë këtë urdhër

Tek të përshkon kurmin një valë...!

Që të bën të pazot të lëvizish shiqimin,lë këmbët më, duartët...!

I udhëhequr...Se nga ç’rymë magnetike!

Që të thotë:Eja...!Ja tek jam ...!

Po ç’të jetë?Kjo qasje mistike!

Një gotë sedefi...!E mbushur përplot,

Por që...!Me ç’ka...?Askush se di!

Ajo që di,është ftesa e hapur!nga sedefi një gotë!

Është një Jusuf, atje karshi...!

A ka mundësi që kësaj ftese të mos i përgjigjet Zulejhaja!

Nga kjo ftesë begu i pasur lë pasurin, bëhet vetë qehaja

Ti përgjigjesh kësaj ftese madje,është favor

Madje në kohën e Jusufit a.s,mbaheshin në të madhë edhe ata,

që kishin qëlluar me dritare të kthyer andej nga ajo rrugë nga Jusifi do të kalonte

Dashnori i marrë,Mexhnuni,e puthte qenin e mëhallës,

ku rrinte me shtëpi ajo... Lejla pra!

Vetëm pse edhe ai shkelte nga ajo rrugë nga kalonte Ajo.

Ndaj mbreti Mexhnunit në një rastë edhe i tha:

Që bukuria e Lejlas nuk kisht qen kushedi se çfar...!

Dhe se në mbretëri kishte vasha që ku më të bukura se ajo!

Që koka s’ja priste,as me sy s’kish parë

Por ai vet,që kish pirë në gotën e Lejlas,e dinte se ç’kishte pirë!

Helmi është ushqim për gjarpërin...eliksir!

Por për ca të tjerë është vdekje,mjerim!

Nga trajta e gotës Jusuf,Zulejhaja pat pirë sherbetin e ashkut

Kurse të vëllezërit pinë zafranin në të,urejtjen smirën

prandaj vu u shtua urrejtja dhe ç’do zemërim!

Madje profeti Jakub mori ajkën e mjaltit nga Ai,

Shije të llojllojta, por nga e njëjta gotë!nga i njëjti servim

Ja se kjo hënë e bukur, më rrinte e fshehur nën rre

Ja përse humba sovranitetin mbi këmbët mia.

Madje edhe mbi zemrën,madje ...madje...!

Po shihja veten time se si shpërbëhej

Si Uzejri a.s pas ringjalljes,që po shihte vehtn e vet

Se si All-llahu e formësonte trupin e tij përsëri.

Zemrën time si një pend zogu e mori kjo erë e shpejt

Dhe ç’ mund të bënte një pend, kundër erës...?

Si shtyhet,si matet penda me erën?

Ec,dhe shko drejt tërheqjes,mos u bën mohues,

Kështu më tha shpirti!

Ec,se ti nuk je një Sulejman,që e nënshtron erën,sovran i erës.

Ec,se ashku vjen nga një brendi,që ashkush s’ia njeh thellsin

Ec dhe mos nguro,ec me emrin e Zotit tënd,

Tani që lotët ranë,dhe u rrokullisën,si gurrët nga majët e malit,

Ec...Lotët që pikojn nuk kthehen më në sy,nuk gjenë më aty vënd

Ç’të bënë ty të mendosh ndryshe.A s’u krijove ty nga dheu...! Më thuaj?!

Dhe thuaj po!O trim!Hap syt dhe vështro anekënd,

Por pastaj kthe vështrimin dhe shihë,a përngjet ndopak me dheun!

Nja kështu është,edhe me xhinët,!

Që u krijuan nga zjarri,por aspak nuk ngjasojn me zjarrin

Nëse syri të ka ftuar!Ec pra ...!mere nektarin

Se para syrit të ka ftuar qindramijëra herë ashku!

Se zjarri nuk ka sy,por bëhet kopsht trëndafilash,për Ibrahimin

Toka me ç’sy diti të dalloj Karunin dhe ta gëlltis madje

Po Nili, si pra i dallonte Kiptinjët,nga Izraelitët kur vinin...!

Dhe për njërin bëhej ujë i pishëm, për tjetrin bëhej gjakë!

Shkopi i Musait a.s në dorën e tij,ishtë një shkop!

Por për para Faraonit tërbohej bëhej Kuçledër,nxirte flakë

Ec,o shpirtë,se kjo zemër është si uji që zjenë në kazan

mbi zjarrin flakërues,kështu thot hadithi,o xhanan

Edhe Xhinni sheh....madje,edhe burimet,ç’do detë,

Edhe dheu i ngurtë e i vdekur,edhe zjarri përvëlues,

Edhe lumenjtë,edhe yjet me syt e tyre të mdhenjë përpjetë

Edhe drunjët,si shkopi i Musait a.s!

Edhe malet,edhe shkëmbinjtë,që u thërmuan aq lehtë

në dorën e Davudit dhe Sulejmanit a.s

Dhe çdo gjë në këtë botë shehë,dije pra...!

Shehë dhe dëgjon me dëshirën e All-llahut!

Vetëm pse Ai e ka dëshiruar,vetëm pse Ai kështu tha!

Por syt e tyre nuk janë nga dhjami e mishi!

Ata janë vetëm një dekor,pikë referimi o qerrata

A nuk qe deti që i foli Musait,Davudi dhe malet,psalmet së bashku i kënduan

Gurrët ngritën zë,dhe Sulejmanin e mësuan se kush dhe ku duhej të rrenditej


gjatë ndërtimit të faltores Aksa i’u bënë prijës usta!

Resulullahi a.s i drejtoi gishtin hënës,kurqe ajo pëlciti më dysh u nda

A mundeshin rretë ta pengonin kët ndarje,vallë...!

Ec pra se hëna u çfaq,i largoi rret nga fytyra e saj plot dritë

Ec ,se s’mërzit hëna nga lehja e qenëve,që sillen vërdallë

Madje ato lehje as që kan mundësi ta ndërpresin dritën,shkëlqimin e saj.

Ec dhe mos prit që këto rre të mbulojn fytyrën tënde me tërbim

Që një shi i furishëm një rebesh të vërshoj pastaj

E ti si do të mbrohesh ...?Kur shiu i lotëve të rrjedh rrëke,

Mbi bukurin e atyre faqeve,si kokra inxhi

Ec se këto kopshtie,të bukura faqesh,s’janë krijuar për të kënaqur veten

Por janë krijuar për kënaqësin tënde,or trim,për ty!

Hapi pra syt,këto krahë syshë,që zogu i shpirtit,

të zë vënd mbi ata kroje faqesh përplot me selvi

Ec dhe mos hulumto të panjohurën caktimin e All-ahut,kaderin e tij!

Ty nuk je begatuar me këtë prestigj!Ku di zogu,të dalloj kurthin!

Ku di peshku,se në bukën e peshkëgjuajtësit do të gjejë vdekjen,do ta përpij!

Ty vetëm ec,dhe bëhu pjes e atij ylberi që lind nga drita e dashurisë

Dhe vrushkulli i lotëve mbi bahçet e atyre faqeve përplot kopshtie

Ec se vetëm profetët kan prestigjin e njohjeve të detajta,thesarin e diturisë

O i shkret,se profetët janë si drita,si hëna në mesnatës,janë si dielli i ditës

Ec dhe ngjitu pas tyre,bëhu pjesë e tyre madje,o kreshnik!

Se e tërë dituria jote,ç’është?një favor i intuitës

S’është,asgjë tjetër,veçse një natë e erët dhe e turbullt!

Ec,dhe kthjellohu,që drita e tyre të reflektohet më pas tek ty

Ashtu si hëna mbi ujë të kulluar,ec në daç që erësira të të bëhet dritë në sy

Të të bëhet mike,bashkudhëtare në rrugë

Si shejtani i Mustafait a.s që nga ndikimi i tij kaloj në islam

I la të gjitha shejtanllëqet,u drejtua kahë kiblja,dhe gjet shpëtimin,pushoj ati.

Ec,edhe nëse të është dhuruar,ndonjë dritë e sidoqoftë,nga I Plotëfuqishmi!

Ty prap ndiqi ata,që janë sovran të rrugëve të erëta.

Të gjitha dritërat përpara dritës së diellit shkrihen,marin arrati

Njësohu me ta,ajo dritë e vockël që ke,mos pandeh që të humbet.

Jo,jo!Or trim,ajo dritë,amëshohet,fiton përjetësi!

Hudhe pra edhe ty këtë pikël të vetme në detë,dhe jepi jetë të amshuar!

Dhe pi nga kjo gotë sedefi...se me këtë verë,je gatuar

Nga kjo gotë je dehur ti,qysh në ezel.

Ky opium tani del nga ty,si del bimësia nga toka.

Edhe toka patë ngrën gjelbërimin qysh në Ezel

Në pranëver ajo vetëm nxjerë atë që ka ngrën më parë

Atë me të cilën Zoti e pati mbarsur,

Edhe lindja foshnjes nga nëna,është rezultat i mbarsjes

Asnjë shtatëzën nuk mund të lind pa mbarsje paraprake, jo nuk ka të ngjarë

Kape frutin pra,dhe zbulo rrënjët që Zoti i fshehu nga faqja e tokës

Se ç’rrënjë fshehen nën tok zbulojn frutat,o katundar

Edhe rrënjët qysh në pafillim gëlltitën frutat me të cilat i ushqeu Zoti,

Edhe dituria...!Është një pjell e mendjes,ky thesarë!

Ç’të ketë gëlltitur mendja atë edhe e nxjerr.

O shpirtë, edhe Zemra që ka gëlltitur ashkun,opiumin,verën e dashuris më parë

Ja se tani në pranverën e jetës,atë e lind!

Zjarrin e grumbulluar në gji,tani lëshoje le të shpërthej

Se ai trup çlirohet me shpërthime,rilind

Ai vullkan është jetë e atij trupi të ngulfatur nga ashku,që të bren

Ajo gotë e mbushur me verë,nuk të ka dehur syrin,se syri nuk di të dehet.

Por shpirtin,or mik!Se në atë gotë sedefi gjendet vetja jote,që prehet

E pasqyruara,reflektimi i njësimit tënd,e përbashkëta jote,aty flenë

Ndaj pije or miku im i shtrenjtë,dhe vetëm pije,dhe pije...!Se dehja vet nuk dehet

Pije pra dhe më pas pijes ia shto edhe lutjen,

O Zot ky lëng me të cilin po na lagë buzët e kësaj jete që zbehet

Që rrjdhën askush s’ia di dhe fillet...!

O Zotë le të jetë për ne ky një lëng lumturie,

deri të shijojm lëngun e vërtetë të xhennetit plot kopshtie!

Eliksirin e burimeve,të Firdeusit,ku s’ka burime të tjera lemerie!!

Amin!!!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP