Qëndrim mendimesh

>> Wednesday, April 28, 2010

Valon ISENI

Kinse po më shfaqet oaza para syve
I shtangur nga habia e kësaj mrekullie
Duke dalluar të vërtetën nga mahia

Fillova të kërkoj thelbin e arsyeve
Që nuk më lënë të shkoj e të freskohem
Apo ndoshta me siguri ky është realiteti…
Tani të gjitha gjërat po më bëhen kontrast
Ndryshimi i tyre,a thua cfarë do të na demonstroj?!
Misteriteti vjen duke u thelluar
Alternativa si objekt synimi duke u larguar…
Udhëtim i gjatë për ta gjetur zgjidhjen
Ndoshta nevojiten një palë këmbë të forta
Sepse ka gjasa të vijë deri tek cmenduria…
C’janë gjithë këto mendime që po më devijojnë
Ja pra,sapo pashë që pasna mbetur në mes të rrugës
Mos vallë,harresa i ka fajet ?!
Apo mos qëndrimi i mendimeve në vendin e duhur?!...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP