Ti o njeri
>> Tuesday, April 13, 2010
Bardha KQIKU
Ti o njeri je ai qe me ke ndaluar shikimin,ma ke zënë dritën,më nuk shohë diellin.
Ti o njeri je ai qe me ke ndaluar shikimin,ma ke zënë dritën,më nuk shohë diellin.
Ma mohon të drejtën që Krijuesi ma ka dhënë.Mendon që unë pse shamin kam,njeri nuk jam.
Pse kokën mbuloj!?Mend nuk kam.
Pse shikimin uli!?Vleren humbi.
Pse të mirën pretendoj e të keqen mundohem ta ndaloj,për të qmendur më zë.
Pse thërras në diqka që me të je lindur,mendon se kjo është e pamundur.
Pse dëshiroj dritën e vërtet ta tregoj, thua drita jam vet nuk kam nevoj.
Pse të them se ke nevoj,thua nevoj nuk kam, I pasur jam.
E qka? Prap më thua ti nuk je në vete,unë perëndimin ndjek e ty dua të shoh në heshtje.
Ta zë rrugën,kur rruga mjaft e gjerë është.
Mendon se po të lë mbrapa,kur e vërteta është e kundërta.
Lirin që ma ke cunguar,atë e dua.
Qoft për një qast mendo!Apo ndoshta ke frik se zemra të mashtron e drejt Krijuesit të qon.
Mundohesh të mos e pranosh të vërtetën sepse të vije turp nga njerzit e tjerë,e në të vërtet nuk ke turp nga Krijuesi.
Me vete thua do ndjehem i nënqmuar para shoqëris,e nënqmimin më të madh e ndjen atëherë kur ti je në sy të perendimit.
E fare nuk ke frik se do jesh I nënqmuar para Zotit tënd.Zgjohu,zgjohu dhe largo perden që ke vënë para syve.
Largohu nga drita që nuk më lë ta shohë me shekuj ndoshta.
Eja bashkohu, shijo kënaqësin e vërtet në Islam, me Zotin tënd afrohu, botën bashk me mua mundohu ta ndryshosh.
0 Komentet:
Post a Comment