Sytë e saj
>> Friday, April 30, 2010
Hamdi NUHIJU
Është natë
Errësira më mbyllet në kraharor
Ndërsa mendimi zhagiten
herë andej e herë këndej
Më zgjojnë sytë e saj…
Trembem!...
Në kodeksin e fjalëve të rënda
Sikur Fuzuliu i Mevlanave
Me kokën e ulur nën këmbët e saj
Shndërrohem në Junus Emre.
Sytë e saj në vargun e meditimeve
Më shpojnë thellë,
Sikur re e bubullima
Të frikshme me mision pafund…
Sytë e saj si qiej që vizatohen në mur
A muri vizatohet përmes saj në qiell
Nuk di në jam i çmendur! O i lënë! O ashik!
Nën fshehtësinë e dashunisë…
0 Komentet:
Post a Comment