O dashuri
>> Monday, April 12, 2010
Hamdi NUHIJU
Më bën të ndjehem i vetëm
I strukur nën hijen e bukurisë tënde
Nga karshillëku në karshillëk
Nga dashuria në dashuri…
O dashuri
Më bën të ngjitem shtigjeve të larta
Aty ku fantasia nuk ka kufi
Nga ëndja për ty,
Vuaj me vrullin në ty…
O dashuri
Elegance e jetës sime,
Në skaj të horizonteve të thella
E me dhikret e shumta
Pëkujtojmë së bashku
Pafundësisht Krijuesin e tënd…
O dashuri
Shkaku i shkaqeve të mia
Fjala e buzëqeshjes tënde
Më në fund i ngritur në pozitën e mbretit
Si porter i fjalës-të dua!!!
0 Komentet:
Post a Comment