Sëmundje që nuk shërohet!
>> Saturday, April 24, 2010
Valon ISENI
Plaku i gjorë në shtratë po qëndronte
I përgjumur në ato momente, po rënkonte.
Kur papritmas dera trokiti
Kush je ore,plaku me frikë bërtiti?!
Jam unë vetë Azraili,më lërë që të hyjë
Mos u tmerro por rri i lirë.
Nuk jam gati,plaku psherëtiu
Nuk më intereson,i tha meleku.Sa më shpejt ngrihu.
Kam familje,duhet që të përkujdesem për to
Duke qarë për mua, nuk mund t’i lë ato.
Të jap cfarë të duash
Ar,argjend e stoli
Mjafton mos të më dërgosh në atë varr të zi.
Tashmë meleku vecmë depërtoi
Duke qeshur,atë e përqafoi.
Plaku e pyet
Përse shpirtin ma kërkon?
Meleku ia kthen:
“Kështu Allahu urdhëron.”
Duke qarë e bërtitur
Ishin castet e fundit të tij
S’ka cfarë të bëjë meleku për ty.
Tashmë plaku vec më kishte ndrruar jetë
Ra për toke,ashtu si i ndjerë.
Planin e Tij askush nuk mund ta prishë
Të vdesësh për të, pse ke frikë?!
Tha meleku me habi!
Të shkoi kjo jetë pa u penduar
Me gjëra të kota,kohën duke kaluar.
Nuk e dije se kjo botë ishte kalimtare
Si për ty ashtu edhe për shumë konsiderohej shkatrrimtare.
Shumë gjëra të përditshme
Shejtani ti stoliste
Urdhërat e Allahut,rend me rend i braktisje.
Andaj frymëzohu,o ti që lexon
Se vdekja njeriun papritmas e kaplon.
Ndryshoje jetën duke u përmirsuar
Xhennetin e Allahut për ta fituar.
Ndoshta tani fillojnë hapat e para të tua
Gjurmët e të cilëve nuk kanë të mbaruar.
0 Komentet:
Post a Comment