Rumi
>> Wednesday, April 21, 2010
FAHREDIN SHEHU
U zgjuam për së dyti
Si manifestim shpirti
Përvojë e paharrueshme
U sollëm rreth vetes që i ngjante atij
Më shumë se neve të dalldisur
Ata kërkuan që lutja ta ketë formën e tyre por
Ne u ndalëm tek domethënia
Ujin e pimë me shumë kënqësi
Lajmëtari qiellor endej për ta vënë re
Ne e vumë re dhe e gostitëm
Rrobet ia lamë, verë dhe bukë
Këmbët ia lamë dhe e parfumosëm me jasemin
Shtrat me mbloje ëndrrash dhe
çati me çeremide të praruara
Ajrin tonë ta mbushë me frymëmarrje…
E tij ta mbars këtë nuse të virgjër të shpirtit tonë
Tek endet nëpër katër korridore të rubinta
Të zemrave tona
Ne filluam të bëzajmë
Pas heshtjes që zgjati me vite drite
Ne filluam ta masim vetën me kandar hyjnie dhe
Sakaq …
Mbetëm të ngujuar në germa

0 Komentet:
Post a Comment