NGANJËHERË
>> Saturday, April 03, 2010
Avni XHEMAJLI
Ç’është jeta
Pyetje që shtruan
Dijetarë
Poetë
Filozofë
Shkrimtarë
Ndër shekuj
Me radhë
Ndër shekuj
........................
Është enigmë
Zbuloje
Dhuratë
Pranoje
Betejë
Fitoje
Mos e humb
Dhe ç’tjetër është ajo vallë
Herë hekur
Herë akull
Herë zjarr
Tërmet nën këmbë shpeshherë
E nganjëherë
Flakë në shpirt
E n’zemër zjarr
Është jeta
Nganjëherë
0 Komentet:
Post a Comment