Sëmundje që nuk shërohet!
>> Sunday, April 11, 2010
Plaku i gjorë në shtratë po qëndronte
I përgjumur në ato momente, po rënkonte.
Kur papritmas dera trokiti
Kush je ore, plaku me frikë bërtiti?!
Jam unë vetë Azraili, më lërë që të hyjë
Mos u tmerro por rri i lirë.
Nuk jam gati,plaku psherëtiu
Nuk më intereson, i tha meleku.Sa më shpejt ngrihu.
Kam familje, duhet që të përkujdesem për to
Duke qarë për mua, nuk mund t’i lë ato.
Të jap cfarë të duash
Ar, argjend e stoli
Mjafton mos të më dërgosh në atë varr të zi.
Tashmë meleku vecmë depërtoi
Duke qeshur, atë e përqafoi.
Plaku e pyet
Përse shpirtin ma kërkon?
Meleku ia kthen:
“Kështu Allahu urdhëron.”
Duke qarë e bërtitur
Ishin castet e fundit të tij
S’ka cfarë të bëjë meleku për ty.
Tashmë plaku vec më kishte ndrruar jetë
Ra për toke,ashtu si i ndjerë.
Planin e Tij askush nuk mund ta prishë
Të vdesësh për të, pse ke frikë?!
Tha meleku me habi!
Të shkoi kjo jetë pa u penduar
Me gjëra të kota,kohën duke kaluar.
Nuk e dije se kjo botë ishte kalimtare
Si për ty ashtu edhe për shumë konsiderohej shkatrrimtare.
Shumë gjëra të përditshme
Shejtani ti stoliste
Urdhërat e Allahut,rend me rend i braktisje.
Andaj frymëzohu,o ti që lexon
Se vdekja njeriun papritmas e kaplon.
Ndryshoje jetën duke u përmirsuar
Xhennetin e Allahut për ta fituar.
Ndoshta tani fillojnë hapat e para të tua
Gjurmët e të cilëve nuk kanë të mbaruar.
0 Komentet:
Post a Comment