Ai është Një
>> Sunday, September 07, 2008
Jetoja pa kuptim,
mu sikur jetim
nuk i falesha Krijuesit tim.
Shpirtin kur e kisha ngusht
thjeshtë shqiptoja "o Zoti im"
por s'e njihja madhërinë e Tij
Tani është ndryshe
nuk qaja thjesht pa arsye
nuk i lutem krijesës si unë
i mbështetem Madhërisë së Allahut
qaj vetë për të Besoni!
Ai është vetëm Një
na ka krijuar me qëllim
t'i lutemi e ta falemderojmë
dhe prej Tij të kërkojë shpëtim
Koha e zymtë zemrat na ka dehur
harrojmë Krijuesin
Atë që na dha jetë
Na ndau prej kafshëve,
na bëri perj krijesave më të bukura,
e prap nuk e falenderojmë!
na dha jetë e na merr përsëri,
ngase jemi të Atij.
Ymihane Hoxha
0 Komentet:
Post a Comment