Iftari-2

>> Friday, September 05, 2008


Argjend XHELILI


Ma ndrij fytyrën o diell që po perëndon
Ditën gjallë që mbajte vdiq me ty
Për të lindë natn' e gjatë me gëzime dy
Agjëruesit që i'a fali i Madhi Perëndi
Me iftarë po gëzoj gëzimin e parë
E plagët po shëroj zemërës së vrarë
E zemërës së vrarë dyert po u hapë
T'a liroj nga dorë dëshpërimi ç'e kish kapë.

Ma ndrij fytyrën o qiell me diell , o Zot
Ma ndrij si ndrihet nata me flakën e kandilit
Që digjet e bahet hi , tretet e varrohet
Po buzëqeshur mbanë fytyrën , lumturohet
O Zot i Madhi , Fisniku ,Bujari
I Drejti , i Buti , Përdëllimtari
Na fal e na fal dej sa gjallë të jemi
Na ruaj e ushqe kur më bukë nuk kemi !

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP