PRANIMI
>> Sunday, September 07, 2008
Jam rojtarja e xhenetit
Ndaj qëndroj këku në prag
A s'me thua ku po te vete
Ti që po na vjen nga larg
Ke luftuar për Kuranin
Je dëshmor i tij vërtetë
Apo kot nga an'e anës
Vjen te futesh në xhenet
Po të jesh dëshmor,ahere
Xhvishu plagët mi rrëfe
Sepse ndryshe,te kjo dere
As t'afrohesh nuk të le?
Liro prangun të hyj brenda
mos më tall mos më mundo
derisa njeri kam qenë
kame luftua domosdo
Shihmja plagët krahororit
as që numurohen dot
ca nga brengat dashurore
ca nga jeta dert plot
Por gjithnjë kam ëndërruar
për të shenjtën drejtësi
mirësia kame kënduar
mbete në përjetësi
Hoqa keq e mora plagë
po te njerësit pa pushim
dashurinë ndezi flakë
zjarr'i thellë i shpirtit tim
Nëm pra dorën kyri drite
le ti numurojmë tok
të pavdekësisë vitë
me gishtërinjtë e tu ngamot.
Ndaj qëndroj këku në prag
A s'me thua ku po te vete
Ti që po na vjen nga larg
Ke luftuar për Kuranin
Je dëshmor i tij vërtetë
Apo kot nga an'e anës
Vjen te futesh në xhenet
Po të jesh dëshmor,ahere
Xhvishu plagët mi rrëfe
Sepse ndryshe,te kjo dere
As t'afrohesh nuk të le?
Liro prangun të hyj brenda
mos më tall mos më mundo
derisa njeri kam qenë
kame luftua domosdo
Shihmja plagët krahororit
as që numurohen dot
ca nga brengat dashurore
ca nga jeta dert plot
Por gjithnjë kam ëndërruar
për të shenjtën drejtësi
mirësia kame kënduar
mbete në përjetësi
Hoqa keq e mora plagë
po te njerësit pa pushim
dashurinë ndezi flakë
zjarr'i thellë i shpirtit tim
Nëm pra dorën kyri drite
le ti numurojmë tok
të pavdekësisë vitë
me gishtërinjtë e tu ngamot.
Ymihane HOXHA
0 Komentet:
Post a Comment