STACIONET E JETËS

>> Wednesday, September 03, 2008


Blerim HALILI


Mundimi në jetë- shok i pandarë
Udhë t’vështirë ne kemi marë
Pa mundim s’arrihet as vdekja
E pa vdekje s’arrihet as ahireti
E tillë është rruga dhe ky pushteti
Kufijtë e tillë pa i kaluar
S’ka të gjallë që ka shpëtuar...

Dy fytyra, emocione
Dy taborre, batalione
Arrijnë...
Te ai kufiri
Një nga një, o Zot
Ti e di më së miri
Cilët jemi ne
Se po t’bëheshim si hiri
Veç pluhur e dhe
Do të ishte...
Oh, sa keq
Mendova të them: sa mirë
Por...
Të rrojë përjetë kam dëshirë
Po ah, frika e stacioneve
Ngjyra e emocioneve
Kahja e batalioneve...

Na fal, o Zot!
Na fal!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP