Aty ku ka Ramazan!

>> Friday, September 05, 2008


Aty ku ka Ramazan

Aty ka dritë

Aty ka paqë

Për të gjithë ne

Mbi këtë dhe

Që gjuhën e vet

E mbajnë nën fre…

Aty ku ka Ramazan

Aty ka frymëzim

Aty ka gjallërim

Për të zgjuarit

Për të penduarit

Dhe nga dita në ditë

Ju hapen sytë…

Aty ku ka Ramazan

Aty ka dashuri

Aty ka mëshirë

Për të gjithë

Që janë vullnet mirë

Dhe zemrën, shpirtin,

Nuk e lënë m’u nxirë…

Aty ku ka Ramazan

Aty ka shumë gëzime

Aty ka edhe lot

Ata që kanë nevojë

Janë gati të pranojnë

Ata që kanë dhurojnë

Ju mbushen zemrat plotë…

Aty ku ka Ramazan

Aty ka harmoni

Aty ka barazi

Për të gjithë ne

Mbi këtë dhe

Që dhëmbjet

Njëri-tjetrit

Me kohë

Ja kanë ndi…

Aty ku ka Ramazan

Aty ka bekime

Aty ka lehtësime

Për secilin nga ne

Në këtë dhe

Që flakë zemërimin

Që mposhtë hidhërimin…

Aty ku ka Ramazan

Aty ka shëndet

Aty ka jetë me ibadet

Aty ka shpresë

Për secilin që kupton

Pse ka lind

Pse po jeton

Pse duhet të vdes…

Aty ku ka Ramazan

Aty ka përparim

Aty ka zhvillim

Aty ka fitore

Për secilin që e ushqen

Mendjen, zemrën dhe shpirtin

Me Dritën Hyjnore…

Aty ku ka Ramazan

Aty s’ka pikëllime

Aty s’ka dëshprime

Aty nuk ka etje
Aty s’ka uri

Është një jetë e re

Është një agim i ri…

Aty ku ka Ramazan

Aty unë jam

Aty jemi ne

Po ti more vlla

Ku gjindesh?

Po ti moj motër

Ku je…?

Aty ku ka Ramazan

Aty gjenë vatan,

Aty gjenë atdhe

Për të gjithë ne.

Aty gjenë në një votër

Aty gjenë në një sofër

Aty gjenë vlla e motër...

Aty ku ka Ramazan

Aty mprehet mendimi

Aty kthjellohet kujtesa

Që të mos fundosemi

Duhet të forcohet besa

Aty ku ka besë

Aty ka edhe shpresë…


Mexhid YVEJSI, Gjakovë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP