Iftari-1

>> Friday, September 05, 2008


Argjend XHELILI



Në sofrën e mëshirës
Po ushqehen shpirtat e mirë
E të Zotin me sexhde falenderojnë
Për ditën edhe natën që po e jetojnë
Për mbramjen e mirë që po vie
Me gëzim mbi kulmet e kësaj shtëpie
Një hurmë të ambël po shijoj
Edhe ujët e pastër ja shoqëroj
Petku ju zbukurue gëzimit
Si vello e mëndafshtë e urimit
Pse ndalove ezan i akshamit
Zemërës të rrahurat që ja shqetëson
Thirrjes tande me ngut i përgjigjet
Pas iftarit të begatë në sofrën tonë...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP