Cikël poetik nga Argjend XHELILI

>> Friday, September 05, 2008


Faji


I lirë
Natës gjurmoj pa shkas
Më vret faji që s'më takon
Në muajin e maceve
Kur bora fërshëllen ç'do gjë
Kërkoj gjurmët e humbura
E dielli afër perëndimit
Më lodh mendt' buzë ç'mendisë
Që po m'lan në vjet e rinisë

O faj i askujt
Më ngjanë si fëmi kopil
Që të lindin e të hedhin skajeve
Mos dikush të merr
Ti mbetesh bonjak derisa
Derisa nuk vdes në harresë...


Melhem i muzgut

Këto netë ma afër po të ndiejmë
Edhe zhurmën tmerrësisht të qetë
Të mëshirës që mbi ne pa llogari dërgon
Ma afër se zemrën të kemi Zoti jonë!

Agjet edhe muzgjet na gjejnë të bashkuar
Fytyrave të zbehta buzëqeshjen u'a shtojnë
Edhe zemëravet bonjake që qetësi nuk gjejnë
Të rrahurat e shpeshta u'a ngadalësojnë...

....................................................


Argjend XHELILI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP