Iftari-3

>> Saturday, September 06, 2008



Zogj të vjeshtës ç'faj më mbani?
Jepuani kuvendimit për të fundit herë!
Më shoqëroni në kujtim të të Madhit Zot!
Si në Verën e gzume më shoqëroni sot!
Në minaret e larta ku qerdhen keni zanë
Muezini plak po thërret ezan
Si valë me gëzim po derdhet mbi ne
Aj za i plakut që buron pa fre
Aj za i plakut që pa fre buron
Fluturon lart qiellës , zemërat na gëzon
Për ditën e gjatë ç'e patëm durue
Veq të Madhin Zot me falenderue
Veq bukë edhe krypë pran sofrës së thatë
Edhe mëshirë e Zotit që vie me natë
Dashuni sa malet për vëllazën kam
E për Zotin tonë plot dashuni jam
Ah ma t'bukurat fjal si nuk i kujtoj
Me to T'Madhin Zot ta falenderoj
Ta falenderoj si e meriton
Mendja mu ka prerë e nuk i kujton...

Argjend XHELILI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP