QIELLGËRVISHTËSA

>> Saturday, September 06, 2008


Vehap KOLA


Toka e vogëlth

Si një mbretërizë xhuxhash

Grimcuar nga dhëmbë monarkësh të vegjël

Vëllai im, ai më rebeli,

Qëllonte me gurë fytyrën thatime të saj

Ishte pa qime vëllai,

Dhëmbët e qumështit ende,

Lëkurën e bardheme si bukë e ardhur“Guri i Madh”

thërritej shkëmbi krye rrëpirës

Mbi shtëpinë time

Sa një odë zjarri e kishte hijen më të mirë

Por mund të na binte në shtëpi,

Mu në odën e zjarrit

Çezarë, legjionare, skllevër,

Trëndafilat në fushë,

Padurojnë nën qiellin e thyer mespërmes

Nga një shkrepëtime që parandjell lindje, Zogj

Toka u mbyt nga lëvozhgat e kaltra të qiellit,

Gjinjtë e plleshëm të reve pi plot etje,

Edhe Gjalica,

Ajo qepallë e madhe e diellit,

Që njerëzit i faleshin për t’ia shkrirë zemëratën,

Mbuluar nga qerpikët ngjyrë kakao të pishave,

Kridhet në barkun e zbërdhulët të reve

Akoma të vegjël, rioshë

Strehë kërkimtarë në pëqinj çatishë

Ngarendim nga një faqe muri në tjetrën,

Pas jehonave të mbretërthve,

Ngasjes mashtrimtare të kuajve të tyre

Mbi shpinën shpërfillëse të tokës,

Rrekemi të zëmë rrënjë,

Dhe të gjethojmë e të ngjyrojmë qerpikët

Petkat e arnuara të Gjalicës

Mbi lëvozhgat e kaltra të qiellit,

Krisur mespërmes nga një vetëtimë

Zogj, harabelë,

Rrahim ajrin me krahë të lagësht

Asnjë pëllëmbë qiell s’është pushtuar

Falë Zotit!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP