Syfyri-2

>> Tuesday, September 02, 2008


Hamdi NUHIJU

Qielli u hap për trokitësin e saj,
Nëpër ujëvarat e jetës si mëkatar peshoj,
Dyert e stolisura prej afshit të Pendimit,
Kërkojnë penduesin, udhëtarin e Amshimit!

Në karavanin e yjeve lundrova,
Në këto orbita pafund,
Në tymnajën e natës së errët,
Po udhëtoj si mëkatar!

Kthehem mbrapa historisë,
Duke lundëruar në gjurmët e agjërimit,
Gjejë çdo sevab të bërë për Ty,
Asgjë s`më paske humbur ja ALLAH!!!

01 09 2008, e hënë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP