Agonitë e vdekjes

>> Wednesday, September 03, 2008




Po ndij' dhimbt' që më molisin
Me shpatën e lodhjes , plogështisë
E dy syvet qe shikimin ngrisin
Lart epitafit , varrit të lumnisë

Po ndij' pëshpëritjet e zogjëvet të zisë
Kobin shtëpis që i ndjellin
Edhe hapat e engjujve te bardhë po ndij
Caktimin e Perëndisë që po më sjellin

Ah dhe ni dorë të fort ta kisha
Ta mbaja veten dhe njiher me të
Të ngrihesha , të vrapoja , si i ri të isha
Po vitet më shkuen e jetë nuk kam më...

Argjend XHELILI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP