Syfyri-3

>> Wednesday, September 03, 2008


Hamdi NUHIJU

Udhëtari i Amshimit,
Nën hijen e hijes rënkon,
Flet si i çapraisur,
Me lotët e tij varrë!!!

Lotë gjaku nga plumbat e zemrës,
Për të kaluarën e kalueme,
Kuvendojnë retë në qiell,
Cka po ndodh me agjëruesin???

Njëmijë engjuj trokitën në sofrën e syfirit,
Përgëzohu moj zonja e shtëpisë,
Të çon selam Allahu,
Era e gojës së agjëruesit më e mirë se era e miskut...

02 09 2008, e martë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP